Kompetencat e Kuvendit, me aktivitetet rrjedhëse dhe debatin për ndryshimet kushtetuese të cilat burojnë nga nënshkrimi i Marrëveshjes me Greqinë dhe në drejtim të përmbushjes së kushteve për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE.

Për këto tema sot diskutuan kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi me delegacionin e Federatës për Paqe dhe Dashuri Botërore (FOWPAL), të paraprirë nga prof. D-r Shi Ho Hong.

Siç informoi pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi i njoftoi i informoi mysafirët për bashkëpunimin aktiv të Kuvendit me shumë organizata botërore të paqes, dhe në këtë drejtim e potencoi edhe mbajtjen e Ceremonisë për ndarjen e Medaljes për paqe të Forumit Ballkanik për Paqe që do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 24 tetor të vitit 2018.

Mysafirët shprehën falënderim për takimin dhe ia uruan kryetarit Xhaferi titullin Ambasador i paqes që e pranoi në Prishtinë nga Forumi Ballkanik i Paqes. D-r Hong theksoi se është gjithmonë kënaqësi të dëgjohet se institucionet, si themel i çdo shteti, punojnë në mënyrë aktive dhe kontribuojnë për mirëmbajtjen dhe përhapjen e paqes.

“Këmbimi kulturor dhe arsimi, si edhe fjala e mirë dhe respekti i ndërsjellë ndërmjet njerëzve janë metodat më të mira për përhapjen e dashurisë dhe paqes në botë, a me këtë edhe rritjes së ekonomisë dhe mirëqenies së popujve”, tha Hong.

Në fund të takimit, Federata për Paqe dhe Dashuri (FOWPAL) i dhuroi kryetarit Certifikatë për paqe dhe çelës të FOWPAL.