Arsene Wenger, i cili kohëve të fundit është lidhur me një kalim në Milan, ka treguar se kur do të kthehet në futboll dhe a do të jetë trajner i skuadrës Milan

Wenger shihet si kandidati kryesor për ta zëvendësuar Gennaro Gattuson, pasi që Ivan Gazidis pritet të jetë CEO i Milanit pasi la Arsenalin, më 69 vjeçarin që ka thënë se ai do të fillojë punën vitin tjetër.

“Sigurisht, fillimi i 2019”, ka thënë ai për Sky Sports.

“Në këtë moment kam pushuar mirë dhe kam shikuar shumë futboll. Jam këtu në Wembley ku kam luajtur shumë lojëra dhe kam pasur kujtime të mira dhe natyrisht me mungon”.

“Kam thënë disa herë së mënyra më e mirë është që të mos vazhdojë më në Angli sepse kam kaluar shumë kohë këtu në një klub të njëjtë kështu që do të punojë diku tjetër”.

“Por, për momentin nuk mund të tregojë të ardhmen time sepse nuk e di. Nuk e di ku do të jetë. Do të jem diku por nuk e di se ku”, ka thënë Wenger kur është pyetur për Milanin.