Një baba dhe djali i tij janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vrarë një polic duke i prerë kokën dhe më pas kanë ngrënë mishin e tij të freskët.

Banorët e tmerruar në qytetin e Saltivka, në Ukrainën lindore, gjetën një trup pa kokë të groposur pranë një bodrumi afër një blloku apartamentesh.

Plagët me thikë në trup treguan se “mishi” ishte hequr nga njeriu, shkruan syri.

Policia më vonë kontrolloi banesën e një babai dhe djali dhe gjeti kokën e ish policit 45-vjeçar në një kuti të fshehur në ballkon.

As viktima, dhe as kanibalët e dyshuar nuk janë emëruar.

Vrasësit e dyshuar janë ndaluar gjysmë të zhveshur në banesën e tyre.

Djali i arrestuar, 20 vjeç, u tha autoriteteve se babai i tij e kishte prerë mishin e viktimës nga këmbët dhe brinjët e tij dhe e kishte zier në tenxhere.

Ata pastaj hëngrën mishin e gatuar të njeriut, tha i dyshuari.

Ata më pas kanë larguar trupin nga shtpia pasi do të shkonin mysafir për të qëndruar tek ata dhe kanë fshehur kokën.

Masa e ndëshkimit për ta varion nga 10 vite heqje lirije deri në burgim të përjetshëm.