Policia greke shpall në kërkim ndërkombëtar një shqiptar dhe një ukrainas të cilët akuzohen për vrasjen e një 23-vjeçari grek në sy të vëllait të tij.

Sipas autoriteteve greke mësohet se urdhri i arrestit është nxjerrë për shqiptarin e njohur me pseudonimin “Oli” 27 vjeç, dhe një 34-vjeç ukrainas, të njohur si “Mario ukrainasi”.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se ata janë larguar jashtë Greqisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 prill 2018, jashtë ambienteve të një lokali në “Eskaria”, ndërkohë mësohet se shkak i vrasjes sipas policisë, ishin konfliktet financiare në fushën e trafikut.

Shkak i vrasjes sipas policisë ishin konfliktet financiare në fushën e trafikut të drogës, ndërsa thuhet se viktima shiste kokaine për llogari të dy vrasësve por nuk u kishte dhënë paratë.