Pyetje: Vallë  VMRO-DPMNE do të përfshihet në procesin e dorëzimit të amendamenteve dhe ndryshimeve kushtetuese dhe se nëse prisni fidbek nga shumica qeveritare për idenë për Ligj për amnisti, çfarë do të përmbante?

Përgjigje: Do të përpiqem T’ju përgjigjem fillimisht për pjesën e parë të pyetjes,  pastaj në të dytën.
Lidhur me pjesën e parë të pyetjes për ndryshimet kushtetuese, grupi i deputetëve i VMRO-DPMNE-së sot gjatë ditës do të ketë koordinim me udhëheqësinë e VMRO-DPMNE lidhur me harmonizimin e asaj strategjie për veprim në periudhën e ardhshme. Kështu që menjëherë sapo të harmonizohet kjo strategji, sapo të dakordohet do të prezantohet në media.

Sa i përket amnistisë, duhet të potencoj se VMRO-DPMNE-ja tanimë të hënën do të dorëzojë Ligj për amnisti për personat nga ngjarjet për më 27 prill, të gjithë personat normalisht të përfshirë me procedurë të shkurtuar.
Mendoj se që të hënën do ta kenë mediat këtë ligj i cili është i përpiluar normalisht nga juristë me renome të cilët morën pjesë në ndërtimin e përpilimin e atij Ligji për amnisti për personat nga 27 prilli.

Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së