Prokuroria publike duhet të largohet nga ndikimet e Zaevit dhe nga kanali i krimit dhe përfundimisht të fillojë ta kryejë funksionin për të cilin është e autorizuar dhe ajo është ndjekje e krimit, thotë në konferencë për shtyp zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

“Të nderuar, për ditën e votimit theksuam disa parregullsi, të argumentuara edhe me dëshmi për kryerjen e heshtjes, prezantim të rremë, keqpërdorim të numrave telefonikë, koll qendra të LSDM-së, pastaj dyshim bazë për mbushjen e kutive, gënjeshtra në rezultate, dhunë pa vëzhgues, ndërsa nga ai, nga prokurori publik Lubomir Joveski – asnjë zë! VMRO-DPMNE-ja vazhdimisht parashtron kallëzime penale për veprat penale kundër zgjedhjeve, për të cilat PP-ja duhet vetëm sipas detyrës zyrtare, menjëherë vetë të hapin hetim! Por Prokurori publik nuk është askund”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.

Joveski, thotë ai, pati dy javë pasi u parashtrua kallëzimi penal kundër Zoran Zaevit për ryshfet dhe nxitje të ryshfetit në qëllimet zgjedhore, me dëshmi të cilat të cilat i kanë parë të gjithë, të thëna personalisht nga Zaevit në skenën publike, në tribunën në Kriva Pallankë, me mesazh të qartë dhe motivim për ryshfet të të drejtës zgjedhore.

“Të gjitha parregullsitë lidhur me referendumit, të gjitha indikacionet për veprimet kriminale zgjedhore duhet të hulumtohen. Por për këtë është e nevojshme përzgjedhja e prokurorit publik sipas propozimit të opozitës. Duhet ndërrim i shpejtë i Prokurorit publik republikan”, tha Stoilkovski.

Zgjedhje kriminale, tha ai në pres konferencës, nuk guxojnë të përsëriten, autorët e sjelljeve të tilla kriminale të dalin para drejtësisë.

“Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, sërish do të na ndodhin zgjedhje kriminale. Ato ndoshta janë vlera evropiane për pushtetin, por jo edhe për Maqedoninë. Prandaj, duhet të ketë Prokuror publik, i cili do të jetë kredibil për t’i hulumtuar të gjitha këto raste dhe akuza, që të mund qytetarët të besojnë në institucionin dhe ajo që do të dalë prej atje, me të vërtetë të besohet se është ashtu”, tha Stoilkovski.