VMRO-ja edhe sot e ka pasur në shënjestër “Klanin Zaev”, siç e quan ish-partia në pushtet. Në komunikatën e mëngjesit, VMRO-ja vlerëson se ndërsa klani në pushtet i udhëhequr nga kryeministri numëron milionat në llogaritë e tyre, qytetarët zhyten në varfëri dhe luftojnë për ekzistencë.

“Mbi 460,000 qytetarë janë duke jetuar në prag të varfërisë. Qytetarët janë kthyer në kujtimet e errëta të tranzicionit të viteve ’90. Pushteti nuk po realizon premtimet për uljen e varfërisë dhe për rritjen e pagave. Vendin e rrezikon skenari grek”, theksohet ndër të tjera në komunikatën e VMRO-së.