Për shkak të qëndrimeve politike në baza ditore dhe mospasjes qëndrim të unifikuar lidhur me mbajtjen e referendumit, udhëheqësia aktuale e DPMNE-së e ka përçarë anëtarësinë.

Me votën e tyre në referendum, qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët e VMRO-DPMNE-së i zgjuan kuadrot udhëheqës labil dhe jokonzistent partiak. Pa dallim të qëndrimeve tona të deritanishme rigide, në interes të partisë dhe të ardhmes së shteti mendojmë se ka ardhur koha të shtrijmë dorën. Me këtë reagim ka dalë sot Fraksioni Demokratik i VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se në pritje të zgjedhjeve, “pason periudhë e konkretizimit të përgjegjësisë së VMRO-DPMNE-së, periudhë e ndryshimit të shpejtë kadrovik dhe e transformimit demokratik.

“Në këtë drejtim Fraksioni Demokratik i VMRO-DPMNE-së i fton të gjitha forcat demokratike brendapartiake në unitet në baza parimore me qëllim bashkërisht ta përcaktojmë të ardhmen e vendit. Njëherësh i ftojmë deputetët e VMRO-DPMNE-së të mos u nënshtrohen shantazheve, kërcënimeve dhe tentimeve për ryshfet. Kontesti i emrit dhe e ardhmja e shtetit nuk është çështje e një grupi parlamentar apo të një partie, por e të gjithë popullit maqedonas e cila qartë e tha qëndrimin e saj në referendum”, kanë thënë nga kjo parti.