Ekonomia e Maqedonisë është para kolapsit, ndërsa qytetarët janë në prag të ekzistencës. Karterli kriminal i udhëhequr nga Zoran Zaev në mënyrë të pakontrolluar e fut në borxh shtetin. Dje qeveria e LSDM-së përsëri i bëri borxhli qytetarët me 45 milionë euro të reja. LSDM ka premtuar se do ta zvogëlojë borxhin publik, por që kur është në pushtet, borxhi publik e ka kaluar kufirin prej 5 miliardë euro, derisa borxhi publik e ka kaluar kufirin prej 4 miliardë euro. Edhe ky premtim si dhe premtimet tjera të LSDM-së u dëshmua se është edhe një gënjeshtër e radhës.

Ky ka qenë reagimi i sotëm i VMRO-DPMNE-së ndaj partisë në pushtet LSDM, duke shtuar se treshja e zezë ekonomike Zaev, Tevdovski dhe Angjushev në mënyrë të pakontrolluar i fusin në borxh qytetarët, derisa realizimi i projekteve kapitale është në nivel dëshpërues.

“Nuk ka projekte të reja, ndërsa realizimi i i atyre projekteve të trashëguar nga VMRO-DPMNE është stopuar. Grantet dhe tenderët kriminal të ndarë ndaj funksionarëve të lartë partiak dhe shtetëror i zbuluan publikut se në çka shpenzohen milionat nga huamarrjet e shtetit”, kanë thënë në VMRO-DPMNE.