Kjo video po shokon gjithë botën! Paniku ka mbërritur gjithë audiencën në mbarë botën gjatë ceremonisë finale të garës së bukurisë Miss Grand International të vitit 2018. Clara Sosas nga Paraguaji ka rrëmbyer çmimin e parë, duke u shpallur fituese e garës.

Gjithçka ka nisur në momentin që është përmendur emri i saj. Bukuroshja nuk i ka përballuar dot emocionet, duke i rënë të fiktë në mes të sallës.

Videoja tregon momentin drithërues, ku duket se menjëherë vrapojnë nga salla njerëzit, për t’i dhënë ndihmën e parë vajzës, e cila më pas ka marrë kurorën me lot në sy.