Real Madrid nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri futbollistik, me një seri rezultatesh negative nën drejtimin e Julen Lopetegui i cila arriti kulmin me humbjen 5-1 në “El Claisco”. Perfomanca e “Los Blancos” që linte shumë për të dëshiruar në Camp Nou, u pasua nga një sërë reagimesh të shumta në rrjetet sociale. Një prej tyre ishte faqja në Instagram @sergio_ramos_idol, e cila bëri një përmbledhje të shkurtër të asaj çfarë u pa në fushën e blertë, ku vinte theksin te loja e dobët e Real, veçanërisht e Courtois, Nachos, Varane.

Deri këtu është më se normale dhe çdo fans i “Los Blancos” mund ta bënte këtë, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është se ky postim është pëlqyer edhe nga vetë Sergio Ramos, i cili mesa duket ka rënë dakord me atë se çfarë është shkruar.

“Në rregull, mjaft më. Çfarë ishe kjo, çfarë??? A e dini se çfarë fanelle keni veshur??? A e dini??? Pse është Courtois portieri ynë? Dua të them, a e di ai që është portieri apo çfarë? E padobishme… mbrojtje e tmerrshme, thjesht e tmerrshme. Paraqitja më e dobët ndonjëherë e Nachos, Varane nuk dinte se çfarë të bënte pasi u bë kampion bote… Marcelo dhe Ramosi ishin të vetmit që bënë diçka, edhe pse kishte gabime edhe nga këta të dy. Mesfusha?? Nuk ekzistojnë… Sulmi?? Nuk mund ta gjeja….. Trajneri?? Do të shkarkohet. E gjitha kjo situatë është sepse lojtarët po luajnë pa pikë motivimi, pa dëshirë për të fituar. Ata vetëm po vrapojnë në fushë për nuk e di se çfarë”, shkruhet në postimin që ka marrë edhe miratimin e mbrojtësit.

Image