Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë edhe sot do të vazhdojë seanca në të cilën deputetët debatojnë për përcaktimin e nevojës të propozimit të Qeverisë për ndryshime kushtetuese për implementimin e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Deputetët e shumicës parlamentare dhe opozita edhe dje, në ditën e dytë të debatit, mbetën në qëndrimet e tyre “pro” dhe “kundër” ndryshimeve kushtetuese.

Për deputetët e VMRO-DPMNE-së marrëveshja e Prespës është e dëmshme dhe e vdekur politikisht dhe ligjërisht, ndërsa gjatë dakordimit të saj ka pasur mosrespektim të presidentit dhe dispozitave ligjore nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, ndërsa për shumicën parlamentare nuk mund të ketë marrëveshje më të mirë nga kjo dhe nëse refuzohet Maqedonisë i kanoset izolim afatgjatë dhe bllokim i integrimit në BE dhe NATO.

Kryeministri Zoran Zaev porositi se procesi i negociatave me Greqinë është zhvilluar në mënyrë më transparente deri më tani dhe për çdo hap është informuar shefi i opozitës, liderët e partive më të mëdha politike dhe presidenti i shtetit, deri në kornizat me të cilat nuk janë shkelur strategjitë negociuese.

“Jam i vetëdijshëm se nuk i kam 80 deputetë. Bëra gjithçka që munda të bëj për të pasur proces inkluziv. Sot sjellim vendim për të dhënë shans që të hapet procedura, ndërsa në fund nuk duhet t’i votojmë ndryshimet kushtetuese nëse diçka është rrezikuese dhe e fshehtë. Kush na ka dhënë të drejtë unë dhe Dimitrov të përgatisim amendamente. Ne nuk guxojmë të prekim derisa Parlamenti nuk lejon, se atëherë do ta dhunojmë demokracinë dhe procedurën në shtet. Premtoj se së bashku do t’i punojmë me të gjithë ju. Nëse nuk dakordohemi keni të drejtë të mos i votoni”, potencoi Zaev.

Ai përmendi se Qeveria është vetëm propozues i autorizuar i amendamenteve kushtetuese dhe është e obliguar deri te Komisioni nëse këtë e pranon Parlamenti në afat prej 15 ditëve të përpilojë projekt-amendament. Këtu jam si njeriu i parë i Qeverisë, të konfirmojë se bashkërisht do të ulemi t’i përpilojmë amendamentet.

Qëllimi është, siç tha, të gjendet marrëveshje e cila çon drejtë miqësisë dhe nuk do të lenë gjurmë të reja që në të ardhmen qeveri të Maqedonisë dhe Greqisë, të kenë pakënaqësi shtesë.

Drejtësia dhe paqja nuk janë të jashtëzakonshme, ato plotësohen, tha kryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radimilla Shekerinska, duke u përqendruar në porosinë e kryeministrit Zaev se tani është momenti i pajtimit.

“Me fitimin e anëtarësimit të plotfuqishëm do të realizohet qëllimi i ynë strategjik, ndërsa anëtarësimi në NATO do të jetë garanci e fuqishme për stabilitetin, sigurinë, mosndryshimin e kufijve dhe ruajtjen e integritetit territorial. Anëtarësimi në NATO është parakusht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, stimulimin e investimeve, vende më mirë të paguara të punës dhe prosperitet”, tha ministrja Shekerinska.

Ajo theksoi se negociatat parainkuadruese dhe ndryshimet kushtetuese janë procese të cilat po zhvillohen paralelisht.

“Qartë është se vendimi që do ta sjellë Kuvendi është vendim i cili de fakto do të vendos nëse Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s në një të ardhme shumë të afërt. Dhe atë secili deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë duhet ta dijë, se prej secilit prej tyre varet nëse Maqedonia do ta shfrytëzojë këtë mundësi. Nëse flasim për NATO dhe BE, tani është momenti që këtë ta dëshmojë në vepër. Secila nga ato vota do të ndikojë nëse Maqedonia do ta hapë derën e NATO-s”, tha Shekerinska.

Shefi i diplomacisë të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov theksoi se edhe kundërshtarët më të mëdhenj të marrëveshjes së Prespës në të dy vendet më herët apo më vonë do të shohin se është rruga e vetme për të ecur përpara.

Ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçell, i ka dërguar letër liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoskit, në të cilën e porosit se SHBA-ja është e dëshpëruar nga pozicionet e udhëheqësve të kësaj partie, përfshirë edhe atë personalisht.

“Ashtu siç tashmë kemi biseduar, Shtetet e Bashkuara fuqishëm besojnë se Marrëveshja e Prespës ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është mundësi historike për Maqedoninë që të sigurojë të ardhme më të ndritur dhe të kontribuojë drejt sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit rajonal. Edhe krahas pohimeve se mund të arrihej ndonjë ‘marrëveshje më e mirë’, ne nuk besojmë se kjo është e mundur. Kjo marrëveshje kërkonte kompromis nga të dyja palët. Ky është rast që sipas gjitha gjasave nuk do të përsëritet me vite, e ndoshta edhe me dekada”, thotë Miçell në letrën e publikuar në ueb faqen e ambasadës së SHBA-së në Maqedoni.

Thekson që nga pavarësia e Maqedonisë, qytetarët nga të gjitha bashkësitë dhe partitë, përfshirë e partinë e Juaj, fuqishëm e mbështesin anëtarësimin e vendit drejt NATO-s dhe BE-së.

“Tani Kuvendi e ka radhën që ta ndërmarrin hapin e ardhshëm, vendimtar.  Ju inkurajojmë që të krijoni hapësirë, në opinion dhe privatisht, që deputetët nga koalicioni i Juaj të vendosin se si do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, të liruar nga kërcënimet për dhunë, hakmarrje ose lloj tjetër i dhunës. Ky është moment i rëndësishëm historik për vendin e Juaj, moment që kërkon lidership të guximshëm dhe pjekuri. Si miq të vërtetë dhe mbështetës të Maqedonisë, Ju  inkurajojmë që t’i leni mënjanë interesat partiake me qëllim të avancimit të interesave të përbashkëta strategjike dhe sigurimin e të ardhmes më të ndritur për qytetarët e juaj në familjen evropiane”, qëndron në letrën e ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçell dërguar Mickoskit.