Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Kjo është seanca e dytë gjatë kësaj jave, ndërsa seanca të reja janë caktuar çdo ditë deri në fund të javës.

Bë seancën e kaluar u lëshua vetëm një video xhirim nga kamera e sigurisë numër 10 në Kuvend, që i shfaq ndodhitë në korridorin e vogël i cili çon nga holli Drugdhendje deri në Sallën 3, gjegjësisht pres-qendra e Kuvendit. Xhirimi fillon nga ora 18:45, dhe në korridor shihet lëvizje e njerëzve, midis të cilëve edhe disa persona me maska në kokë, por edhe përfaqësues të sigurimit të Kuvendit, MPB dhe NJSSH.

Për rasatin “27 prilli” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, prej të cilëve 31 për rrezikim terrorist të sistemit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.