Manchester United i Jose Mourinhos ka vazhduar me agoninë e tyre edhe në Ligën e Kampionëve

Dështimet e Jose Mourinhos me Manchester United kanë vazhduar.

Strategu portugez nuk ka arritur ta mposht Valencian si vendas sonte, pavarësisht se e dominoi takimin me posedim.

United pothuajse asnjëherë nuk arritur që të sulmoi seriozisht portën e Valencias, derisa mysafirët disa herë u treguan të rrezikshëm në kundër sulme.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0 me një dominim të lehtë të Manchesterit, por që nuk rezultoi në konkretizimin e ndonjë shanse për gol.

Ndërkohë në pjesën e dytë Valencia ishte shumë më e mirë dhe disa herë rrezikojë portën e De Geas.

Ata patën edhe posedimin dhe arritën që ta zvogëlojnë epërsinë e posedimit të United në 52 për qind.

Kjo është hera e katër që United dështon të fitojë brenda dy javëve, derisa ka humbur dy dhe ka barazuar dy ndeshje të tjera.

Pavarësisht këtij barazimi, United gjendet në vendin e dytë në Grupin H, ku është edhe Juventusi i cili mposhti më herët Young Boys me rezultat 3-0 për ti prirë këtij grupi më 6 pikë.