Mjeku nga Tetova Valon Asani di vetëm për suksese në karrierën e tij profesionale. Kjo pasi e reja më e fundit është se Asani sot është emëruar udhëheqës i Repartit për Kardiologji Intervente në Tetovë. Ai është udhëheqësi i parë shqiptar për Kardiologji Intervente që dëshmon se ky repart funksionon, duke e ditur njëherësh se 99 për qind e punëve kanë qenë të kryera nga ai.

MEDIAL informon se ky emërim ka marrë “aminin” nga Spitali klinik i Tetovës të cilët paralajmërojnë  ndryshime rrënjësore me kuadro të reja të avancuara në spitalin përkatës. Konkursi i 119 vetave për punësim në këtë institucion shëndetësor është një mega projekt tjetër i krerëvë të këtij spitali klinik i udhëhequr nga doc.dr Florin Besimi.

Doc. dr Valon Asani, specialist internist, tanimë katër vjet e më tepër subspecializon kardiologji në Repartin e Mjekësisë Intervente në Spitalin e Tetovës.

Duke pasur parasysh se sëmundjet kardiovaskulare janë arsyeja numër një për vdekshmërinë në Maqedoni, Asani çdo ditë po ballafaqohet me përgjegjësi të mëdha, duke iu dhënë drejtime fateve të pacientëve të tij.