Dështimi në El Clasico vazhdon të jetë debat edhe msot në mediat e Spanjës, me Jorge Valdano që ka kritikuar lojtarët e Real Madridit pas debaklit në derbi të dielën, por me theks të veçantë Gareth Bale

Real Madridi u mposht 5-1 në Camp Nou dhe Valdano beson se lojtarët e mëdhenj nuk treguan asgjë në sulm.

“Ne llogaritëm në çmimin e lartë të Bale që u pagua për të”, tha ai për Radio Marca dhe programin “El Transistor” te Onda Ceros.

“Çmimi i tij ka krijuar një fantazi që ai është një superyll botëror”.

“Por pesë vitet e fundit nuk e tregojnë atë që Real Madrid e pagoi atë, madje edhe nëse çdo sezon ai është duartrokitur kur shënoi golin e vitit”.

Valdano nuk ka ndalur kritikat këtu por ka shkuar edhe me larg.

“Pas shtatë minutave Bale e la të vetëm Jordi Alban”, shtoi ai.

“Në fillim ata (lojtarët kryesor) i respektuan taktikat, pro pastaj u tregua natyra e vërtetë e tyre”.

“Ata mendojnë se kanë autoritet për të bërë çfarë ata duan madje edhe nëse kjo shkon kundër lojës kolektive”.

Valdano ka shpjeguar se është i befasuar që Real Madridi kërkon ta caktojë Antoinio Conte si trajner pasi që beson se Roberto Martinez do ti përshtatej më mirë.

“Trajnerët duhet të bazohen në atë lojtarë që kanë”, tha ai.

“Skuadrat e papjekura kanë nevojë për trajner autoritativë dhe skuadra të pjekura kanë nevojë për trajner miqësor’.

“Martinez duket se ka ide më të mira”.

“Mendoj që do ti përshtatej shumë mirë Real Madridit”.

Pasi që ka qenë lojtar, trajner dhe drejtor në klub, Valdono duket se ka njohuri shumë të mira kur është puna për problemet e Real Madridit dhe sidomos për emërimin e trajnerëve