UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Manchester Unitedi, pasi që klubi anglez erdhi me vonesë në stadium për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Valencias.

Ndeshja e mbrëmshme në Old Trafford filloi pesë minuta pas kohës së caktuar. Kjo ndeshje mes Valencias dhe Manchester Unitedit, e cila përfundoi me rezultat 0-0, ishte e vlefshme për grupin H të Ligës së Kampionëve, përcjell Gazeta Express.

Autobusi i skuadrës së Manchester United kishte ngecur në kolonë gjatë rrugës për në Old Trafford. Atyre iu nevojiten gjithsej 75 minuta për t’i kaluar 4.6 kilometra rrugë. Për këtë arsye, gjyqtari u detyrua ta shtynte ndeshjen për pesë minuta, deri sa arritën në stadium lojtarët e Manchester Unitedit.

Klubi zyrtarisht e ka fajësuar trafikun në rrugë për vonesën e tyre, ndërsa trajneri Jose Mourinho e fajësoi policinë e qytetit, të cilët nuk kishin pranuar t’i shoqërojnë ata deri në stadium.

“Ne u nisëm nga hoteli në orën 18:00, duke shpresuar se 30 minuta do të mjaftonin për rrugën. Normalisht kështu ndodhë por këtë herë policia nuk pranoi të na shoqëronte, kështu që ne erdhën vetë dhe na u nevojiten 75 minuta”, tha Mourinho.

UEFA ka hapur procedurë disiplinore edhe ndaj Valencias pasi që tifozët e klubit spanjoll kishin ndezur fishekzjarrë gjatë ndeshjes. Për më tepër, ata mund të marrin dënim shtesë edhe për shkak lojtarët të cilët hynë si zëvendësime në ndeshje kishin probleme me fanella.

UEFA ka konfirmuar se vendimi për këto dy klube do të merret më 18 tetor nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinor i UEFA-s