Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Tuna Sejdi publikoi videoklipin e saj më të ri me titull “Maria”, një bashkëpunim me këngëtarin Seven Saraçi.

Ajo që tërhoqi vëmendjen në klip ishte pjesëmarrja e modeles Vildane Zeneli, me të cilën Tuna dhuroi disa skena vërtet joshëse.

Dyshja shfaqet e shtrirë në shtrat, ku ngritën temperaturat me lëvizjet e nxehta. Në klip, Tuna i ka prekur edhe të pasmet Vildanes dhe këtë e zbuloi në një postim në “Instastory”.

Teksa ajo ka falënderuar të gjithë ata që bënë të mundur klipin, ajo ka edhe dy fjalë për modelen: “Vildane Zeneli, faleminderit që e bërë pikante me performancën tënde. Me që ra fjala faleminderit që më le të të prekja të pasmet. E di që shumë të tjerë do të donin të ishin në vendin tim”.

Image