Trajneri i Wales, Ryan Giggs ka folur për media para ndeshjes së të enjtes kundër Spanjës dhe ka konfirmuar që Gareth Bale nuk do të luan për shkak të një lëndimi të vogël muskulor

Ylli i Real Madridit u largua më herët kundër Alavesit vikendin e kaluar dhe ka “50 për qind” mundësi që të luaj kundër Republikës së Irlandës të martën në Ligën e Kombeve.

“Nuk është serioz dhe ai ka mundësi të luaj të mërkurën, por ne duam që ai të jetë gati me kohë”, tha Giggs për gazetarët.

“Ne nuk duam që të rrezikojmë me të, ne jemi të përgatitur për të dy skenarët për ndeshjen kundër Irlandës.

Duke folur për kundërshtarët e së enjtes dhe trajnerin Luis Enrique, Giggs ka thënë së ai ishte “me të vërtetë i impresionuar” me rezultatin kundër Anglisë dhe Kroacisë muajin e kaluar dhe e sheh këtë miqësore përfekte për t’u përgatitur për ndeshjen zyrtare të së martës.

“Ne duam që të fitojmë nesër, por të martën janë tri pikë të rëndësishme për ne”, ka vazhduar ai.

“Është e vështirë por kënaqësi të luash kundër skuadrës më të mirë në botë dhe Luis Enrique është njëri prej trajnerëve më të mirë

Loading...