Tottenham e ka mundur West Hamin si mysafirë për të vazhduar tutje në çerekfinale të Carabao Cup

West Ham ka pësuar humbje prej 3-1 në London Stadium sonte nga rivali qytetit Tottenham Hotspur.

Që nga fillimi i pjesës së parë, Tottenham e ka dominuar këtë ndeshje ndërkaq në epërsi erdhën në minutën e 16’të te ndeshjes.

Son Heung-min shënoi golin e parë në këtë ndeshje. I njëjti lojtarë e shënoi edhe golin e dytë në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 54’të pas një gabimi të mbrojtjes së West Ham.

Vendasit reaguan duke ngushtuar epërsinë në minutën e 71’të me anë të Lucas Perez, por reagimi i Tottenhamit ishte i shpejt pasi që shënuan golin e tretë me anë të Llorente në minutën e 76’të.

Me këtë fitore, Tottenham kualifikohet në çerekfinale të Carbao Cup, ku gjatë javës do të tërhiqet shorti për këtë kupë.