Dëshmitari Veton Kiki duke dëshmuar për rastin gjyqësor “Titanik 3” tha se në momentin kur ka shkuar për të dorëzuar materialin zgjedhor në Këshillin Zgjedhor Komunal, i akuzuari Ismet Guri dhe Qani Toçi i kanë thënë se materiali duhet përmirësuar për shkak se ashtu janë marrë vesh me VMRO-DPMNE-në.

Ai tha se ka nënshkruar korrigjimet për shkak se kishte kërcënime indirekte. Kjo dëshmi e nevrikosi të akuzuarin Ismet Guri i cili tentoi të konfrontohet me dëshmitarin duke iu drejtuar me tone të larta, por u ndalua nga ana e gjyqit. Për rastin “Titanik 3” akuzohen Ejup Alimi dhe Ismet Guri për keqpërdorim të materialit zgjedhor në zgjedhjet komunale të vitit 2013.