Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama janë parë duke biseduar me presidentin e Francës Emmanuel Macron në Samitin e Frankofonisë në Jerevan të Armenisë.

Përmes një videoje që e ka postuar kryeministri shqiptar, që të tre krerët e shtetit shihet se janë mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Në këtë video shihet se presidenti francez Macron është duke biseduar me presidentin Thaçi mirëpo, akoma nuk është bërë e ditur se çfarë kanë diskutuar.

Loading...