Marc – Andre Ter Stegen u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të Barcelonës që të bëjnë një hap para dhe të luajnë me personalitet në mungesë të Lionel Messit.

Barcelona përballet me rivalin e përbetuar, Real Madrid dhe Messi do të mungojë sigurt tri javë për shkak të lëndimit të tij në krah.

Ekipi i Valverders fitoi 2-0 ndaj Interit të mërkurën dhe Ter Stegen thotë se kjo është koha kur ekipi duhet të tregojë kualitetin.

“Nëse mungon lojtari më i mirë në botë, atëherë do të ishte çudi të mos vërehej dallimi”.

“Mendoj se kemi shumë personalitet dhe cilësi për të kompensuar mungesën në mënyrën më të mirë”.

“Do të jetë shumë e rëndësishme të tregojmë personalitet që kemi ekip me lojtarë të mrekullueshëm.

“Ne nuk duhet të gënjejmë. Nuk është situatë e mirë. Pa dyshim ,ne do të dëshironim që ai të ishte në ekip me ne, por unë u besoj 100 për qind atyre që do jenë në fushë”.

“Ne kemi potencial të madh sulmues, mund të bëjmë dallimin dhe shpresojmë se shumë lojtarë do të dalin për të bërë këtë dallim”, deklaroi Ter Stegen.

Reali dhe Barcelona përballen të dielën nga ora 16:15.