Një person i dyshuar ka tentuar sot të hyjë me dhunë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Është kapur momentin kur ai me çdo kusht tenton ta kalojë kioskën e sigurimit, duke provuar po ashtu t’i shmangë dhe zyrtarët policorë të pranishëm.

Policia e Kosovës ka arritur ta kap personin e dyshuar, ndërsa sipas raportimeve kërkesa e tij ishte të punojë në Parlamentin e Kosovës.

Theksohet poashtu që ky tentim i tij për tu futur brenda Kuvendit për sot nuk është i pari.

Sipas dëshmitarëve ai kishte tentuar sot të hynte në Kuvend për tre herë radhazi.