Kompania kineze “Xiaomi” ka sjellë telefonin e parë që i dedikohet video-lojërave.

“Black Shark” është telefoni që ka dalë në tregun kinez që në prill, por së fundmi është vënë re faqja global.blackshark.com, që do të thotë se pritet të hidhet dhe në tregun botëror.

Gjëja më e veçantë që ofron ky telefon është ftohja e qarkut fizik me xhel të lëngshëm, që të mos nxehet gjatë punës. Kompania “Xiaomi” ka njpftuar se “Black Shark” do të ketë ekran 6 inch, 2.5D, me rezolucion 2160×1080.

Procesori Snapdragon 845 dhe karta grafike Adreno 630 do të mbulojë më së miri fuqinë që kërkojnë lojërat. Dhe lojën mund ta mundësojë pa ndërprerje një bateri me 4000 mAh.

Gjithashtu bëhet e ditur se celulari vjen me “Android” 8.1 Oreo, kamera 20MP dhe 12MP, por  pa vend për kufje të modelit standard 3.5 mm. Do të funksionojë vetëm me USB Type-C.

Njëkohësisht kompania kineze ka zbuluar edhe çmimet që priten të jenë rreth 433 dollarë për versionin me 64GB ROM dhe 6 GB RAM, 500 dollarë për 128/8 GB.