Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, njëherit edhe kryetar i komunës së Gostivarit Arben Taravari sonte ishte i ftuar i gazetarit Nazim Rashidi në emisionin e tij 200 në Alsat M.

Pjesë e debatit ishte gjithashtu edhe Nevenka Stamenovska deputete e VMRO-së.

Sekretari i ASH-së, Arben Taravari mes tjerash ka deklaruar se ndoshta ka plotë njerëz në burg që kanë mund të vjedhin 150 qebap apo për ndonjë vepër të vogël, ndërsa këta duan ti falin personat që kanë sulmuar kuvendin dhe deputetët, me këtë ju japin motiv të tjerëve që përsëri në të ardhmën të veprojnë njejtë dhe përsëri të kërkojnë amnesti.