Për çështjet dhe ngjarjet e fundit në politikën e jashtme dje në Pallatin presidencial kanë biseduar shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias dhe shefit të shtetit Prokopis Pavlopulos. Ata kanë pasur takim i cili ka pasur karakter jozyrtar dhe joformal, sipas informacioneve të korrespondentes të MIA-s nga Athina.

Sipas informacioneve të njëjta, shefi i diplomacisë greke shpesh e ka in formuar presidentin grek për temat të cilat janë në kompetencë të tij.

Takimi midis Koxias dhe Pavlopulos, është mbajtur pas seancës qeveritare, siç publikoi MIA, ka pasur zënkë midis shefit të diplomacisë greke Koxias dhe ministrit të Mbrojtjes dhe partnerit të koalicionit në Qeverinë greke, Panos Kamenos.