Kuvendi dhe të gjitha partitë politike duhet ta ndjekin verdiktin e qytetarëve të shprehur në referendum. Procesi për momentin është në Kuvend, dhe qëllimi është që të sigurohet shumicë e dy të tretave, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me informacionet e publikuara në disa media se nuk do të ketë takim midis kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMKRO-DPMNE-së Hristian Mickovski dhe se do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, zëdhënësi qeveritar tha se qëllim primar i Qeverisë janë bisedimet me deputetët dhe të sigurohet shumicë e nevojshme për ndryshimet kushtetuese të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës.

“Pres që deputetët e opozitës do ta ndjekin verdiktin e qytetarëve. Ky është një qëllim primar i Qeverisë dhe këtë porosi e drejtojmë edhe sot. Nuk kemi kurrfarë dilemash se procesi për momentin është në Kuvend dhe se duhet të sigurohet shumicë e dy të tretave për implementimin e Marrëveshjes me Greqinë dhe ndryshimet kushtetuese”, tha Boshnjakovski.