Eurodeputeti Hannes Swoboda, i pranishëm në konferencën ndërkombëtare për marrëdhëniet shqiptaro-serbe në Tiranë, vuri në dukje si gjënë më të rëndësishme se shqiptarët dhe serbët do të marrin përgjegjësi për vete dhe për rajonin.

Në konferencën e organizuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, me temë “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”, anëtari i Parlamentit Evropian, theksoi se të dyja vendet kanë një dialog konstruktiv takimesh. “Nuk do të ekzagjeroj me atë ndeshjen e futbollit sepse mund të ndodhë në çdo vend evropian dhe kjo përgjigje mund të keqpërdoret për qëllime të tjera”, tha ai.

“Ajo që është e rëndësishme është se të dyja palët do të marrin përgjegjësi jo vetëm për vete por dhe për rajonin, sesi njerëzit mendojnë për njëri-tjetrin dhe jetojnë pranë njëri-tjetrit, por jo me kokën mbrapa por duke parë të ardhmen”, tha Swoboda.

Më tej, Swoboda shtoi se duhet të shohim sesi funksionon tregtia, kalimi i emigracionit, pra ka dhe shumë çështje të tjera që sipas tij, nuk janë zgjidhur.

Duke folur për situatën në rajon dhe çështjet ende të pazgjidhura, Swoboda tha se ndër çështjet e pazgjidhura, ajo që mbetet e para, është e Maqedonisë, ku për shkak të qëllimeve nacionaliste të disa grupeve, kemi një ngërç. “Kjo çfarë po ndodh është se duke parë nga e kaluara nuk mund të ecet përpara. Duke cituar Aleksandrin e Madh, fokusohemi tek e ardhmja duke mos u dhënë politikanëve që të bazohen në qëndrime nacionaliste”, tha ai.

Po ashtu, Swoboda ,vendos theksin te dialogu mes Serbisë dhe Kosovës si mundësia e integrimit në BE.

“Çështja e dytë është ajo e Kosovës. Të gjithë e dini mbi takimet dhe çështjet e tjera që zhvillohen. Duhet të gjejmë një zgjidhje rajonale. Nuk mund të zgjidhim një çështje ndërkohë që del një çështje tjetër, prandaj mendoj se qëndrimi rajonal është i rëndësishëm. Pra, mbi rendin e ri në rajon përballë BE-së. Pra, BE nuk është se i pret me krah hapur vendet që kanë konflikte, pra duhet patjetër të tejkalohen disa nga pengesat. Kur flasim për anketën e TANJUG-ut, qëllimi i vetëm është BE. Pra a mjafton, kjo, qëllimi për të hyrë në BE? Nuk mendoj se është e mjaftueshme dhe ky është një nga gabimet që bëjnë politikanët. Pra, duhet të kapërcejmë problemet ekzistuese dhe të shohim çështje të tjera bashkëpunimi. Zgjidhja e konflikteve është e rëndësishme dhe nuk duhet të keqpërdoret historia dhe jam shumë mirënjohës pra folësve për sa i përket historisë”, u shpreh Swoboda.

“Pra nuk duhet ta mohojmë historinë, por duhet ta përdorim dhe të nxjerrim mësimet e duhura dhe kjo është e rëndësishme. Prandaj duhet të takohemi. Shumë ministra serbë kanë pasur mendime të forta për Kosovën. Pra, nuk ka shumë ndryshim, atëherë nëse do të ketë shumë rritje dhe ngritje, për sa i përket marrëdhënieve politike atëherë nuk do të kemi një integrim rajonal. Pra, është e rëndësishme të takohen të takojnë njëri-tjetrin, prandaj ne vendosëm në axhendë bashkëpunimin rajonal”, tha ai.