Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve, Emin Sylejmani është sulmuar nga tre persona gjatë ditës së sotme.

Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për Expresss se sot është raportuar një rast te Stacioni i Autobusëve.

Krasniqi ka thënë se dy persona janë ankuar ndaj tre të dyshuarve për kanosje dhe sulm.

“Policia, sot rreth orës 11:10, ka pranuar informatën për një rast tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë. Policia ka intervistuar ankuesit: E.S. 1959 dhe G.S.1963. Ata ankohen ndaj tre të dyshuarve: D.H.1978, S.A. 1959 dhe  A.Sh.1995.  Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se kanë konsumuar veprat penale: Kanosje dhe Sulm”, ka thënë Krasniqi

Ai ka bërë të ditur se “Lidhur me rastin është intervistuar edhe një dëshmitar”.