Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi, ka hequr dorë nga ankimimi i masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.

Në seancën e sotme, Stresi i ka kërkuar avokatit që të mos e ankimojë masën “arrest me burg”, pasi nuk ka besim tek drejtësia.

Kështu, mbetet në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje.