Nga gjashtë instrumente për matje të PM10 grimcave në ajër në Shkup, për momentin jashtë funksionit janë dy, në vendet matëse në Gazi Babë dhe Lisiçe për shkak të problemeve teknike. Pas mënjanimit të problemit, në afatin më të shpejtë të mundur ata do të përfshihen në sistem, njoftoi sot Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).

“Nga fillimi i javës së kaluar, nga 15 tetor të vitit 2018 e deri më sot në pikat matëse në Shkup shënohen tejkalime të lehta të vlerës kufitare mesatare ditore për PM10 prej 50 mikrogramë për metër kub dhe është tejkaluar gjashtë ditë në pikën matëse në Qendër, shtatë ditë në Karposh, gjashtë ditë në Butel dhe 10 ditë tek Rektorati. Që nga fillimi i kësaj jave vërehet trend i uljes së koncentracioneve të PM10 dhe vlera kufitare mesatare ditore gjatë ditës së djeshme nuk është tejkaluar në asnjë pikë matëse në Shkup”, thuhet në kumtesë.

“Në procesin e përmirësimit të cilësisë së ajrit është një pjesë e rëndësishme e Agjencisë për konsultime dhe marketing (AKM), sepse në pajtim me legjislacionin aktual ata janë përgjegjës për përgatitjen e planeve për cilësinë e ajrit të cilat përcaktojnë masa për përmirësimin dhe mbrojtjen e cilësisë së ajrit. Si rezultat i bashkëpunimit të projektit aktiv të MMJPH AKM tani përfshinë plane për të përmirësuar cilësinë e ajrit për qytetin e Shkupit (dhjetor 2016), Manastir (prill 2012) dhe Tetovë (prill 2017). Këto komuna kanë përgatitur një plan të veprimit afatshkurtër për mbrojtjen e ajrit, ku janë përcaktuar masat afatshkurtra që duhet të zbatohen për tejkalimin e pragjeve të alarmit të substancave ndotëse. Planet miratohen nga këshillat e komunave dhe nga qyteti i Shkupit”, qëndron në kumtesë.

Nga MMJPH-ja theksojnë se problemi me ndotjen e ajrit është kompleks dhe dhe çdo institucion mund të veprojë vetëm në kuadër të interesave të tyre.

“Jemi të vetëdijshëm se ky problem i cili nuk zgjidhet brenda natës kërkon bashkëpunim intensiv, sistematik dhe të planifikuar në mes të të gjithë sektorëve dhe në të gjitha nivelet për një periudhë më të gjatë kohore,në mënyrë që kur të hapim ueb faqen dhe të shohim treguesit e ndotjes së ajrit e stacioneve tona matëse të themi se gjithçka është në rregull. Në përcaktimin e masave në kuadër të grupit punues ndër-sektorial ne kemi investuar shumë përpjekje dhe kohë, kemi analizuar përvojën e kryeqyteteve dhe qyteteve të tjera evropiane dhe botërore dhe i kemi përshtatur me kushtet tona. Mënyra e përballjes me ndotjen gjithkund në botë është e ngjashme dhe kërkon planifikim të mirë urban, gazifikimin, kontroll të industrisë parkun rrugor, kufizime në lëvizjen e automjeteve, kërkon futjen e formave alternative të transportit dhe infrastrukturë të veçantë, do të thotë kërkon planifikim dhe një qasje sistematike për zgjidhjen e problemeve dhe kuptohet kërkon kohë dhe financa shtesë”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.