Viteve të fundit sfida kryesore e sigurisë për të gjithë ne ishte, por ende është, lëvizja e emigrantëve dhe refugjatëve të cilët transituan në intesitet më të vogël ose më të madh nëpër territoret e shteteve tona, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fjalimin në Forumin e ministrave të punëve të brendshme dhe të drejtësisë, BE-Ballkani Perëndimor, që mbahet në Tiranë, në kuadër të kryesimit austriak me Këshillin e Evropës.

Duke folur në sesionin dedikuar politikave migruese dhe sfidave, ministri Spasovski si të volitshëm e vlerësoi situatën aktuale të sigurisë në vendin tonë, duke e theksuar ndihmën e madhe nga ana e BE-së, para së gjithash, për përforcimin e kapaciteteve të policisë kufitare përmes sigurimit të teknikës dhe ndihmës adekuate dhe përmes pranisë së vazhdueshme të nëpunësve policorë nga rajoni dhe nga vendet e BE-së, të cilët marrin pjesë në operacionet e përbashkëta kufitare në kufirin jugor dhe me sukses përballen me sfidat emigruese, informojnë nga MPB-ja.

Gjithashtu, ministri Spasovski theksoi edhe disa fusha tjera të rëndësishme të bashkëpunimit dhe aktiviteteve nga sfera e politikave emigruese me të cilat në përgjithësi avancohen standardet dhe funksionaliteti i institucioneve në përballjen me këtë problem.

“Besoj se me aksion të përbashkët nga rajoni dhe nga bashkëpunimi i ngushtë me BE-në mund me sukses të përballemi me të gjitha sfidat. Në këtë kontekst dëshiroj ta shpreh kënaqësinë time që në periudhën e fundit arritëm ta harmonizojmë tekstin dhe njëherit ta parafrazuar Marrëveshjen për statusi midis Republikës së Maqedonisë dhe BE-së për aksione të zbatuara nga ana e Agjencisë për roje evropiane kufitare dhe bregdetare. I bindur se kjo Marrëveshje siguron zgjidhje të qëndrueshme, të përhershme në përballjen me emigracionin e paligjshëm dhe krimin tejkufitar”, potencoi Spasovski.

Ai foli edhe në sesionin e mesditës dedikuar sigurisë, gjegjësisht bashkëpunimit policor në luftën kudër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Спасовски во Тирана1

“Motoja e kryesisë aktuale austriake – Evropa e cila mbron, është moto e cila nuk është vetëm vizion, por shumë më shumë, thirrje për aksion. Thirrje për luftë të përbashkët kundër të gjitha sfidave të sigurisë të cikët i sjell koha aktuale në të cilën jetojmë. Edhe këtu padyshim është e nevojshme veprim i përbashkët dhe i unifikuar. Prej atje, më lejoni ta shpreh kënaqësinë time dhe ta përshëndes aktin e nënshkrimit të Planit të përbashkët të veprimit për luftë kundër terrorizmit në Ballkanin Perëndimor, që rrjedh si rezultat i angazhimeve nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur gjatë verës në Sofje”, theksoi mes tjerash ministri Spasovski.

Maqedonia në periudhën e fundit ka ndërmarrë dhe ka realizuar një seri aktivitetesh konkrete, qëllimi parimor i të cilës është përforcimi si i kapaciteteve nacionale për luftë kundër terrorizmit krimit të organizuar transkombëtar, ashtu edhe të kapaciteteve për bashkëpunim më intensiv rajonal dhe multilateral në kundërshtimin e përbashkët ndaj të gjitha atyre sfidave të sigurisë.

“Në Republikën e Maqedonisë ekziston vullnet i fuqishëm politik për luftë më intensive dhe të vazhdueshme kundër krimit të organizuar transnacional. Në këtë mënyrë jam i sigurt se përmes këmbimit të përmirësuar dhe më efikas të informacioneve do të arrijmë t’u dalim përpara grupeve të organizuara kriminale dhe me këtë të kontribuojmë për Evropë më të sigurt”, theksoi ministri Spasovski.