Los Blancos kanë fituar sonte si mysafirë në Kupën e Mbretit duke mposhtur Melillan me rezultat 4-0.

Pas rezultateve zhgënjyese të Real Madridit në La Liga, që dërgoi në shkarkimin e Julen Lopeteguit dhe emërimin e trajnerit të përkohshëm, Solari, ka ardhur edhe reagimi i parë i Real Madridit.

Ata kanë mundur sot skuadrën gjysmëprofesionale të Divizion B, Malilla me rezultat 0-4.

Serinë e golave për Real Madridin e nisi Karim Benzema që shënoi në minutën e 28, ndërkaq në pjesën e parë gol shënoi edhe Asensio në minutën e 45’të.

Në pjesën e dytë Real Madrid e kontrolloi ndeshjen dhe goli i tretë dhe i sigurisë vjen në minutën e 79’të me Odriazola.

Golin e katër për Los Blancos e shënoi Gonzalez.

Real Madrid do ta pret Malillan në Santiago Bernabeu për ta përcaktuar fituesin në fazën tjetër.