Grupi i Socialdemokratëve në Parlamentin evropiani i përgëzoi qytetarët e Maqedonisë për mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës dhe konsideron se censusi nuk është arritur për shkak të fushatës manipuluese.

“Fatkeqësisht, dalja për referendumin nuk arriti 50 për qind. Fushata manipuluese pa precedent dekurajoi shumë njerëz për të dalë në votim. Një pjesë e opozitës të cilët i takojnë Partisë Popullore Evropiane dhe presidenti i vendit e bojkotuan referendumin dhe edhe njëherë dëshmuan se janë nacionalistë oportunistë dhe shkurtpamës”, tha shefi i Socialdemokratëve të PE, Udo Bulman.

Burman ashpër e kritikon presidentin Gjorgje Ivanov për thirrjen e tij për bojkot.

“Veçanërisht jemi të shqetësuar për raportet për ndërhyrjen ruse në procesin zgjedhor. Qindra faqe të reja të internetit nga jashtë ju bënë thirrje votuesve për ta bojkotuar referendumin, këto raporte duhet të kontrollohen”, tha Bulman.

Socialdemokratët i bënë thirrje opozitës për të respektuar vullnetin e popullit të shprehur në referendum.

Knut Flekenshtajn në grupin e njëjtë parlamentar dhe një pjesë nga procesi Zhan Mone për dialogun politik në Maqedoni i bëri thirrje opozitës të Maqedonisë për të gjetur mënyrë për ta respektuar Marrëveshjen me Greqinë të firmosur në qershor, siç kërkon vullneti i shumicës.

“Shumicës së votuesve maqedonas të cilët votuan dhe thanë se dëshirojnë ardhmëri evropiane për vendin e tyre ju uroj për pjekurinë dhe përgjegjësinë”, shkroi Flekenshtajn.