Dyshohet se profesorët në medrese kanë kryer marrëdhënie seksuale me nxënëset e tyre

Është institucion arsimor që udhëhiqet nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Në të mësohet Kurani dhe lëndët e tjera fetare.

E mes tjerash aty hoxhollarët ligjërojnë edhe për moralin që duhet të ketë një besimtar i fesë myslimane.

Por, duket se ky moral nuk vlen për disa nga profesorët në këtë medrese.

Emin Behrami, profesor shumë vjeçar në medresenë Alauddin, ka denoncuar publikisht ish kolegët e tij, duke treguar në emisionin Frontal se profesorët kanë kryer marrëdhënie seksuale me nxënëset e tyre.

E për këtë çështje janë disa nxënëse të medresesë që kanë rrëfyer në lidhje me akuzat që Behrami i bëri në emisionin Frontal.

Një nxënese, emri i të cilës është i njohur për redaksinë, në deklaratën e nënshkruar dhe me numër të letërnjoftimit, thotë të jetë ngacmuar seksualisht nga profesori.

E një nxënëse tjetër ishte ngacmuar seksualisht po ashtu nga Shemsi Rrahimi në veturën e tij gjatë udhëtimit për në Medrese.

Por, sipas deklaratës së një nxënësi nga Mitrovica, kishte edhe raste kur në të njëjtën kohë profesori Bahri Simnica dhe një nxënës e kishin shfrytëzuar seksualisht një medresiste.

Emisioni Frontal ka arritur të sigurojë edhe një bisedë ndërmjet një nxënëseje dhe kryetarit të BIK në Vushtrri, Shemsi Rrahimi.

E profesori Shemsi kishte tentuar ta fshihte këtë bisedë, duke kërcënuar nxënsin që posedonte këtë bisedë elektornike.

Ai kishte kërcënuar me vrasje nxënësin e tij dhe profesorin Emin Behrami.