Nëse duam të mbarojmë vitin pozitivisht me rritjen e planifikuar ekonomike prej 3,2 për qind dhe pa asnjë pasojë negative për sektorin e biznesit, atëherë procesi pas votimit të referendumit të djeshëm duhet të përfundojë sa më shpejtë dhe lehtë, vlerëson Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Sipas Odës Ekonomike, është shumë herët të thuhet nëse do të ketë ose jo zgjedhje të parakohshme parlamentare siç paralajmëroi mbrëmë kryeministri Zoran Zaev, por për bashkësinë e biznesit më të rëndësishme janë stabiliteti dhe siguria. Nuk duhet të ketë turbulenca të cilat do të shkaktonin probleme në prodhimin dhe investimet.

“Çdo lëvizje në këtë drejtim mund të reflektohet disi. Nëse duam ta përfundojmë vitin pozitivisht, na duhet stabilitet në funksionimin e institucioneve. Pritja është sa më lehtë dhe më shpejtë ky proces të përfundojë që të mos shkaktojë pasoja negative për rritjen e mëtejshme ekonomike. Në të kaluarën ishte e evidente, dhe këtë e kanë treguar të gjithë treguesve statistikorë që në kushte kur kemi zgjedhje dhe kriza të caktuara, ekonomia nuk është imune dhe e është në rënie apo stagnim”, tha ushtruesja e detyrës drejtoresha ekzekutive e Odës Ekonomike, Biljana Peeva Gjuriq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Përkujtoi se Maqedonia vitin e kaluar e përfundoi vitin me 0,1 për qind rritje.

“Hymë në fazë kur gjendja filloi të lëvizë dhe në mënyrë kumulative kemi rritje të BPV-së prej 1,6 për qind në gjysmë vjetorin e parë, ndërsa vetëm në tremujorin e dytë 3,2 për qind. Jemi larg stangimit ekonomik, por nëse dëshirojmë ta arrijmë rritjen e projektuar prej 3,2 për qind duhet të ekzistojnë realisht gjendje të tilla në treg dhe mos të ketë lëvizje të paparashikueshme në skenën vendore apo nga faktorët e jashtëm”, theksoi Peeva Gjuriq në konferencën për meida për gjendjen në industrinë e birrës.