Presidenti rus Vladimir Putin reagoi me humor në situatën e pakëndshme që u zhvillua gjatë takimit me guvernatoren e qarkut autonom Khanty-Mansiysk-Yugra, Natalya Komarov.

Guvernatorja gabimisht shkoi në vendin që ishte caktuar për presidentin. Putini nuk deshi t’i kërkojë Komarov të ndërrojnë vendet, por thjesht mori letrën dhe lapsin në anën e tij.

“Edhe ky është një vend i mirë”, tha ai me shaka.

Lideri rus më herët fluturoi drejt Hanti-Mansiysk për të mbajtur një seancë të Këshillit për Marrëdhënie Ndëretnike. Siç njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit, planifikohet të diskutohen “çështjet aktuale të politikës kombëtare të Rusisë, problemet e zhvillimit hapësinor dhe demografik të vendit, si dhe masat shtesë për ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhëve amtare të popullit të Rusisë”.