ARM-ja në periudhën e deritanishme me përkushtim të plotë kontribuon në siguri rajonale dhe ndërkombëtare si anëtar i plotfuqishëm i NATO-s, që në tërësi e pasqyron përcaktimin strategjik të Republikës së Maqedonisë për integrim të plotë në strukturat euroatlantike, theksoi shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-majori Vasko Gjurqinovski në konferencën e 22-të të shefave të SHM të armatave të vendeve-anëtare të SHBA-Kartës së Adriatikut (A-5), e cila po mbahet sot në Budvë, Republika e Malit të Zi.

Gjenerali  Gjurqinovski, siç është theksuar në kumtesë, para drejtuesve të pranishëm më të lartë ushtarak në konferencë, tema e së cilës është “Përforcimi i aftësive nacionale për përmirësimin e gatishmërisë së NATO-s”, e potencoi pjesëmarrjen tonë të rritur  në misionet paqeruajtëse për 20 për qind dhe punën e vazhdueshme me kapacitet të plotë në proceset reformuese në realizimin e qëllimeve nga shqyrtimi strategjik operativ, me qëllim të interoperabilitetit të  ARM-së në të gjitha sferat me standardet e NATO-s.

Pas përfundimit të diskutimeve, shefat e SHM të armatave nga A5 nënshkruan Memorandum për mirëkuptim për trajnim dhe stërvitje në territore të vendeve-anëtare dhe deklaratë e përbashkët me të cilën e konfirmojnë angazhimin e fuqishëm për përforcim të mëtutjeshëm të  aftësive të tyre dhe marrjes së anëtarësimit të plotfuqishme në NATO të të gjitha vendeve-anëtare me çka përforcohet edhe siguria rajonale.

Gjatë konferencës shefi i SHM të ARM-së do të realizojë takime bilaterale me kolegët  e tyre, SHSHM të FA të Kroacisë, gjeneral Mirko Shundov, i BeH-së, gjenerali Senad Mashoviq, i Shqipërisë, gjenerali i brigadës Bardhyl Kollçaku, me nikoqirin, SHSHM së Armatës së Malit të Zi, gjeneralin e brigadës, Dragutin Dakiq, si dhe me komandantin e forcave të sigurisë së Kosovës, gjeneral nënkolonelin Rrahman Rama.

ARM-ja shumë herë e ka konfirmuar përkushtimin e parimeve themelore të SHBA-Kartës së Adriatikut, e ky është prosperitet  i integrimit euroatlantik të vendeve të rajonit.