Një vajzë dhjetëvjeçare dje ka marrë lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit në shkallët të autobusit dykatësh numër 3 të Ndërmarrjes Qarkulluese Publike – Shkup.

Siç kumtoi MPB, ngjarja është denoncuar dje në orën 11 në Sektorin për punë të brendshme Shkup, ndërsa ka ndodhur në rrugën “Todor Aleksandrov”.

“Në momentin kur vajza ka zbritur nëpër shkallë nga kati i dytë autobusi ka ndaluar dhe ajo është rrëzuar nga shkallët. Pas aksidentit vajza me një automjet tjetër ishte dërguar në Qendrën Urgjente – “Sistina” ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, theksojnë nga MPB.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.