Andriy Shevchenko sheh “qetësi” në Milan pas ndryshimit të pronarëve dhe është duke shikuar përpara për derbin “della Madonnina” kundër Interit

Kuqezinjtë përfunduan një vit me turbulenca nën pronësinë e Younghong Li, por Elliot Management detyrojë që të largohen kinezët duke caktuar Leonardon dhe Paulo Maldinin që të merret me skuadrën.

“Kemi një qetësi të madhe atje me ardhjen e pronarëve të rinj”, tha Shevchenko për Sky Italia.

“Menaxhmenti ka ndryshuar, Paolo Maldini dhe Leonardo kanë arritur. Mund të shoh mes rreshtave punën e tyre, një drejtim të cilët ata janë ka i dhënë rrugë”.

Sheva është gola shënuesi më i mirë në derbit e Milanit dhe është duke shikuar për derbin e radhës mes Mauro Icardit dhe Gonzalo Higuain të dielën.

“Do të jetë një garë interseante, një derbi mes dy sulmuesve më të mirë argjentinas. Nuk dëshirojë që ta krahasojë atë me vetveten, por mendoj që Higuain tani ka një rol shumë të rëndësishëm si brenda ashtu edhe jashtë”.

“Milan ka shumë lojtarë pa përvojë por tani ata po stërvitën krah një lojtari i cili ka luajtur për Real Madridin, Juventusin dhe Napolin”.

“Ai është lojtar serioz i cili i jep shumë grupit dhe ndihmon lojtarët e tjerë që të rriten. Sa për Icardin, ai është përmirësuar shumë dhe tani është lojtar i plotë, një lider për Interin”.

“Ai e ka treguar këtë edhe në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve: kur skuadra vuan ai arrin që të shënoi gol dhe ta fitojë ndeshjen”