SHBA-ja vendosi sot sanksione kundër milicisë Bassidj, si dhe një rrjeti të gjerë financiar që mbështet këtë forcë paraushtarake kyçe të regjimit iranian, në kuadër të fushatës së saj të presionit maksimal kundër Teheranit.

Këto masa të reja ndëshkuese shënjestrojnë zyrtarisht rekrutimin dhe stërvitjen e fëmijëve ushtarë nga kjo milici islamike, sipas komunikatës së Departamentit të Thesarit Amerikan, shkruan ATSH.

”Ata dërgohen më pas në Siri nga Garda e Revolucionit, njësia speciale e Republikës Islamike, për të mbështetur regjimin brutal të Bachar al-Assad”, sqaroi për mediat një zyrtare amerikane, duke konfirmuar një numër të madh fëmijësh të cilët kanë vdekur në mënyrë tragjike në front.