SHBA-ja do t’i anulojë vizat për partnerët e mbi 100 diplomatëve homoseksualë, të cilët nuk janë të kurorëzuar.

Nga administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp demantojnë se vendimi i tillë është i kahëzuar kundër komunitetit LGBT.

Shtëpia e Bardhë potencon se bëhet fjalë vetëm për reciprocitet. Sipas rregullave të reja, të gjithë partnerët e diplomatëve në SHBA, pa dallim të gjinisë dhe orientimit seksual, do të duhet të jenë të kurorëzuar me martesë nëse dëshirojnë të marrin vizë.

Informatat e para jaë se masa e re do të përfshijë rreth 105 familje, prej të cilave 55 janë të diplomatëve në KB.

Organizatat homoseksuale dhe ato për mbrojtjen e të drejtave të njeriut konsiderojnëp se vendimi është “i panevojshëm, i lig dhe i papranueshëm”. Ato theksuan se kjo “e reflekton armiqësinë e administratës së Trampit ndaj komunitetit LGBT”.

Departamenti amerikan i Shtetit shprehi mospëlqim lidhur me këto konstatime, duke shtuar se kërkesat e tilla vlejnë edhe për të gjithë diplomatët amerikanë jashtë vendit.