Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë amerikane kumtuan se sot është arrestuar një person lidhur me dërgimin e pakove të dyshimta me bomba. Zëdhënësja e Ministrisë, Sara Isgur Flores, tha se autoritetet federale në konferencë shtypi do të publikojnë më shumë informacione.

Paraprakisht, u kumtua se numri i pakove të dyshimta me bombë artizanale u rrit në 12.

Një pako e dyshimtë sot u gjet në Florida, ndërsa  i është adresuar senatorit demokrat, Kori Buker si dhe një ish-drejtorit të Agjencisë Kombëtare për Zbulim, Xhejms Klaper.

Policia e Nju-Jorkut është duke hetuar edhe disa raste të veçanta të pakove të dyshimta në një postë në këtë qytet. FBI edhe sot vazhdoi t’i hetojë rastet e pakove të dyshimta me bomba artizanale.

Më shumë pako me bomba të improvizuara janë hasur gjatë ditëve të kaluara në SHBA. Pakot, midis të tjerëve, janë dedikuar për ish-presidentin Barak Obama, ish-kandidaten për presidente Hillari Klinton, si edhe për Si-En-En.

Asnjë bombë deri më tani nuk ka shpërthyer dhe askush nuk është lënduar.