Kreu i ASH-së, Ziadin Sela i ftuar sonte në debat televiziv në TV21, pritet të shpalos veprimin e partisë së tij lidhur me debatin për ndryshimet kushtetuese për emrin.

Sela ka paralajmëruar se partia që drejton do të dorëzojë amendamente që kanë të bëjnë me çështjet e shqiptarëve, sidomos shqiptarët dhe gjuha shqipe të mos emërtohen akoma si popullësi apo gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e popullatës, por si shqiptarë.

Në paralajmërimin e televizionit janë paralajmëruar edhe pyetjet dhe dilemat që pritet ti sqarojë Sela.

“A do t’i kushtëzojë votat e veta Aleanca Shqiptare për ndryshimet kushtetuese?

Sa u zbatua Platforma Shqiptare dhe a po e mban ndokush ne jetë?

Ka apo jo për të fal Ziadin Sela, dhe a po fal dikush tjetër në emër të tij?

Kush i doli zot fjalët së vet më shumë, Zoran Zaev apo Ali Ahmeti, sipas opozitës shqiptare?, janë pyetjet që do ti përgjigjet Sela në Click Plus sonte.