Ka përfunduar nën arrest një 28-vjeçar, për dhunë fizike ndaj babait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër, ku sipas Policisë Vendore, mësohet se u bë arrestimi në flagrancë i A. X., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit V. X., 54 vjeç.

Nga ana tjetër, mësohet se u plotësua edhe kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për viktimën.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

  • Më datë 08. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin V. X., vjeç 54, banues në Gjirokastër, pasi në banesë, djali i tij, shtetasi A. X., vjeç 28, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  • Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. X., 28 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit V. X., 54 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme,  neni 130/a i Kodit Penal.
Loading...