Trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, mund të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madridit, por klubi madrilen duhet fillimisht të arrijë marrëveshje me Federatën e Futbollit të Belgjikës nëse duan ta emërojnë Martinezin në pozitën e trajnerit.

Një ditë pas “El Clasicos”, ku madrilenët u mposhtën me rezultat 5-1, bordi drejtues i Real Madridit vendosi ta shkarkonte Julen Lopeteguin, të cilin e kishin emëruar në pozitën e trajnerit vetëm katër muaj më parë. Në deklaratën e lëshuar nga klubi thuhet se shkarkimi vjen pasi që ka dallim të madh me kualitetit të skuadrës që rezultateve të arritura në ndeshjet e këtij sezoni.

Në vend të Lopeteguit u emërua përkohësisht Solari, i cili kishte qenë lojtar i Real Madridit për pesë vite, nga viti 2000 deri në vitin 2005. Gjatë kësaj periudhe, ai i kishte fituar dy tituj të La Ligës dhe një titull të Ligës së Kampionëve.

Bordi drejtues i Real Madridit ka dy javë kohë për të marrë vendimin për trajnerin e ri, nëse do të vazhdojmë edhe më tutje këtë sezon me Solarin apo do të tentojnë ta marrin një trajner tjetër, ndër më të përfolurit ka qenë Antonio Conte, me të cilin ishin komplikuar negociatat dje, ndërsa tani flitet se trajneri i ardhshëm mund të jetë Martinez.

Martinez kishte arritur ta drejtojnë Belgjikën deri në gjysmëfinale të turneut të Kupës së Botës në Rusi këtë verë, ku puna e tij u shpërblye me medalje të bronztë. Tani, Federata e Futbollit të Belgjikës ka bërë të ditur se Real Madridi duhet ta kërkojë aprovimin e tyre nëse dëshiron ta emërojë Martinezin në këtë pozitë.

“Nëse një klub dëshiron ta kontraktojë Martinezin, atëherë ata duhet të arrijnë marrëveshje me Federatën fillimisht. Ne nuk mund t’i komentojmë kontratat që ka Federata me bashkëpunëtorët pasi që i konsiderojmë private”, ka thënë zëdhënësi për media i Federatës së Futbollit të Belgjikës