Për momentin në Gjykatën penale, në seancën gjyqësore për rastin “Titanik”, në të cilin të akuzuarit ndiqen për manipulime zgjedhore në vitin 2011 dhe 2013, dëgjohen bombat. Në një prej bisedave, pesë ditë para zgjedhjeve lokale në vitin 2013 mes Mile Janakievskit dhe bashkëbisedueses, drejtoreshës së strehimores për fëmijët pa prindër, flasin për zgjedhjet që ishin në prag, ku drejtoresha i referohej Janakieskit se fëmijët do të votojnë për Gruevskin.

“Dy të moshës së rritur do të votojnë në Shkup, ndërsa gjashtë të tjerë në qytete tjera. Edhe ata do të votojnë, siç thonë për Gruevskin, por vetëm kërkojnë që tu paguhet udhëtimi”, thotë drejtoresha.  Janakievski dëgjohet duke thënë se nuk ka problem, vetëm të parashtrojnë fletëpagesat dhe do t’u kthehen paratë. Për këtë drejtoresha thotë se nuk është problem pasi ajo do t’i paguajë prej strehimores.