Qeveria tani për tani nuk jep informata plotëpsuese lidhur me stenogramet nga takimiet e liderëve në Maqedoni, që dje i publikoi gazeta greke “Katimerini”.

“Edhe ne i pamë të publikuara në mediume edhe një ditë më aprë në disa mediume gjermane, por për momentin nuk do të mund t’ju jap kurfarë informate plotësuese lidhur me dokumntet e publikuara”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, duk u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Nën titullin “Stenograme të besueshme nga liderët e IRJM-së”, gazeta greke “Katimerini” publikoi dialogje nga takimi i liderëve në Maqedoni të mbajtura më 27 janar dhe më 19 maj të këtij viti, para nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë.