Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 95-të të sotme e pranoi informacionin për rikahëzim të mjeteve nga programi efikasiteti energjetik dhe energjitë e ripërtërira për financim të projekteve nga fusha e ujitjes.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Ministria e Financave duhet ta fillojë procedurën për rikahëzim të mjeteve në lloj të huasë në vlerë prej 20 milionë euro të programit për efikasitet energjetik dhe energji ripërtërirëse, faza III për projekte nga fusha e ujitjes.

Për mjetet tjera të nevojshme për mbyllje të konstrukcionit financiar të këtyre projekteve Qeveria duhet të kërkojë hua zhvillimore nga Qeveria e  RF të Gjermanisë dhe bankës KFV.